Politike

Çfarë pritet javën e ardhshme në Strasburg? Gjekmarkaj: Kemi konfirmuar disa takime me eurodeputetë dhe funksionar të lartë të Parlamentit Europian

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë, një grup deputetesh kanë mision ndërgjegjësimin e zyrtarëve të Parlamentit Europian, ndërsa të tjerë do protestojnë jashtë dyerve të mbështetësve nga diaspora.

16 Tetor 2024, 22:24 Nga r.ll
Çfarë pritet javën e ardhshme në Strasburg? Gjekmarkaj:
agron gjekmarkaj

TIRANË- Opozita ka njoftuar ditën e sotme se do ta zhvendosë protestën edhe në Strasburg, para Parlamentit Europian. Rreth 30 deputetë demokratë, më 23 tetor do të kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force.

Një nga këto deputetë, Agron Gjekmarkaj i cili mban autorësinë e idesë së hedhur në grupin parlamentar demokrat, në një intervistë për Top Channel ka dhënë detaje se çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme ne Strasburg.

“Në kontaktet që kam pasur në disa parlamente europiane kam vënë re që ka terr informativ për zhvillimet politike në Shqipëri dhe zhvillimeve në opozitë. Kam propozuar për të udhëtuar drejt Strasburgut ku mblidhet Parlamenti Europian. Ne atje kemi konfirmuar disa takime me eurodeputetë dhe funksionar të lartë të PE. Do iu rrëfejmë çfarë ndodh në Shqipëri, për presionin ndaj opozitës, konkretisht arrestimin e Berishës, Salianjit apo pasojat juridike që bie mbi liderët e tjerë të opozitës si Ilir Meta dhe Fatmir Mediu”, tha Gjekmarkaj.

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë, një grup deputetesh kanë mision ndërgjegjësimin e zyrtarëve të Parlamentit Europian, ndërsa të tjerë do protestojnë jashtë dyerve të mbështetësve nga diaspora.

agron gjekmarkaj protesta e opozites ne pe

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2024, 21:07 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehaj

Agron Shehaj TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...

Politike 16 Tetor 2024, 21:05 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Adriatik Lapajn

Adriatik Lapajn TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për b...

Politike 16 Tetor 2024, 21:03 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Arlind Qorin

Arlind Qorin TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...

Politike 16 Tetor 2024, 20:59 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Endri Shabanin

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qyte...