Politike

FOTO/ Kuvendi i rrethuar me gardh metalik, deputetët e mazhorancës mbërrijnë një orë para nisjes

Kjo masë vjen pas tensioneve seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.

17 Tetor 2024, 08:48 Nga M.B
FOTO/ Kuvendi i rrethuar me gardh metalik, deputetët e mazhorancës
Kuvendi

TIRANA- Në godinën e Parlamentit kanë nisur të mbërrijnë deputetët e parë nga radhët e mazhorancës, teksa Garda e Republikës ka rrethuar hyrjen me gardh metalik. Kjo masë vjen pas tensioneve në seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një prej deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi në radhët e opozitës pas revoltës së 30 shtatorit, ka reaguar në rrjetet sociale pas informacioneve se hyrja e Parlamentit është bllokuar nga një gardh metalik.

Bardhi shkruan se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Ai shton se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.

 

kuvendi

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2024, 21:07 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehaj

Agron Shehaj TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...