Politike

Lapaj kryeson mendimin pozitiv, Shehaj negativ, Shabani njihet më pak

Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%.

16 Tetor 2024, 21:39 Nga E. D
Lapaj kryeson mendimin pozitiv, Shehaj negativ, Shabani njihet më pak
fotot ilustruese

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për liderët e partive apo lëvizjeve të reja politike, lideri me përqindjen më të lartë të mendimit pozitiv është Adriatik Lapaj me 46.2%, ndjekur nga Agron Shehaj 41.7%, Arlind Qori 31.3% dhe Endri Shabani 23.8%.

Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%.

Lidhur me renditjen e tyre në lidhje me nivelin e njohjes, më pak i njohur mes tyre është Endri Shabani për të cilin 42.8%  e të intervistuarve përgjigjen “Nuk e njoh”, ndjekur nga Arlind Qori 36%, Adriatik Lapaj 22.8% dhe në fund Agron Shehaj 16.8%./Euronews 

Lapaj kryeson mendimin pozitiv, Shehaj negativ, Shabani njihet më pak

adriatik lapaj endri shabani agron shehaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2024, 21:07 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehaj

Agron Shehaj TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...

Politike 16 Tetor 2024, 21:05 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Adriatik Lapajn

Adriatik Lapajn TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për b...

Politike 16 Tetor 2024, 21:03 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Arlind Qorin

Arlind Qorin TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...

Politike 16 Tetor 2024, 20:59 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Endri Shabanin

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qyte...