Politike

“Bënte gjëmën për moralin komunist”, Agron Tufa publikon procesverbalin nga Zvicra: Kryevepra e Arben Krajës (Foto)

20 Dhjetor 2019, 19:03 Nga DOSJA

TIRANË– Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil në Zvicër familjarisht nuk i ndal denoncimet e tij në rrjetet sociale. Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit ka publikuar në profilin e tij në Facebook një procesverbal ku shihet se si një person i ndaluar është akuzuar për veprime kundër ‘moralit komunist’.

Por, ai që e ka firmosur këtë procesverbal është Arben Krajas, i cili një dotë më parë u zgjodh në krye të SPAK (Prokuroria e Posaçme).

Sipas Tufës, ky pricesvrbal tregon se Kraja nuk është edhe aq i kulluar dhe se dy document është ‘kryevepra’ e një njeriu që të bëntë gjëmën port ë prishje moralin komunist.

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thush më? Meqë deshët fakte…
Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…”- shkruan Tufa.

 

Prokurori Arben Kraja është zgjedhur një ditë më parë nga KLP si kryetar i SPAK dhe nuk ka të drejtë rikandidimiPas zgjedhjes ai premtoi se do të ishte i ashpër me këdo që do shkelin ligjin, pavarësisht postit që do kishte. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re.

(f.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa arben kraja agron tufa arben kraja

Sondazh

Poll