Politike

Vizita e Vuçiç në Tiranë/ Klevis Balliu thirrje publike: Rama duhet të shpallet non grata në Kosovë

20 Dhjetor 2019, 19:13 Nga DOSJA
Vizita e Vuçiç në Tiranë/ Klevis Balliu thirrje publike:

TIRANË– Ish-deputeti i  Partisë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar “akt të pastër antikombëtar”, ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit për “Minishengenin” Ballkanik, që pritet të mbahet nesër. Në një postim në Facebook, Balliu bën thirrje publike që kryeministri Rama të shpallet non grata në Kosovë, ndërsa thekson se ky i fundit nuk mund të lejohet që të “fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit”.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

RAMA TË SHPALLET NONGRADA NË KOSOVË

I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti.

Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar.

Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë.

Në këto kushte kam një thirrje publike.

Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRADA në Kosovë Edvin Kristaq Rama. Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë dalë sot në protestè, kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë, i cili ka ardhur në kuadër të Samitit të tretë të Minishengenit Ballkanik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama klevis balliu samiti i trete i minishengenit vetevendosja proteston kunder vucic aleksander vucic edi rama klevis balliu samiti i trete i minishengenit vetevendosja proteston kunder vucic

Sondazh

Poll