Politike

Rritet pëlqyeshmëria për Endri Shabanin

Mendimi pozitiv për Endri Shabani krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 4.2%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur gjithashtu me 6.3%.

16 Tetor 2024, 20:59 Nga E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Endri Shabanin

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews  Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Endri Shabani, lideri i “Nismës Thurrje”, 23.8% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Endri Shabani krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 4.2%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur gjithashtu me 6.3%./Euronews

Rritet pëlqyeshmëria për Endri Shabanin

endri shabanin

Sondazh

Poll