16 Tetor 2024, 20:01
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e stome tha se shkaktari i vërtetë i kësaj katasrofe sociale është Edi Rama. Gjithashtu Berisha theksoi se se shkaqet e kësaj katastrofe, qëndrojnë te vjedhja e fondve publike nga zyrtarët në pushtet. Më Tej Kryedemokrati tha se pavarëisht se vendi ynë ka potencialin e burimeve ekonomike shumë herë më të lartë se vendet e rajonit, rreziku i varfërisë mbetet 15 shkallë më lart se sa Maqedonia e Veriut.
"Nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë një nëntokë kaq të pasur sa nëntoka e Shqipërisë. Po nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë ujëra dhe tokë pjellore, siç ka Shqipëria. Nuk gjen një vend në këtë rajon të ketë brigje kaq mahnitëse, sa janë malet e Shqipërisë. Të ketë Alpet epike, siç janë Alpet e Shqipërisë. Të ketë njerëz punëtorë. Të ketë pra naftën, detin, kromin, alpet, brigjet si asnjë vend tjetër. Në gjitha këto miqtë e mi, dje instituti më serioz i statistikave në Europë deklaroi se, aktualisht 46% e qytetarëve shqiptarë jetojnë në rrezik serioz të varfërisë.
Ky institut pasi studioi të dhënat e Shqipërisë gjen se 46% e qytetarëve shqiptarë vuajnë, apo rrezikojnë të vuajnë për gjëra kryesore dhe të rëndësisë parësore, sepse nuk i blejnë dot, sepse nuk kanë të ardhura për t’i blerë, sepse të ardhurat e tyre mesatare ishin ku e ku më poshtë se rroga e tyre minimale. Miq, këtu ne kemi fol shumë herë për shqiptarët rrogë ulët, për ata që kanë rrogën minimale të ulët, por na del tani se 46 % e shqiptarëve kanë të ardhura mujore më të ulta se sa rroga minimale e qytetarëve. Çfarë ndodh me ne? Si i kanë kombet e tjera këto të ardhura, këtë gjendje?
Varfëri në rrezik në Shqipëri është 15 pikë më e lartë se në Maqedoni. Është 17 pikë më e lartë se në Serbi dhe në Mal të Zi. Është më e lartë se në çdo vend tjetër. Po si ka mundësi që Shqipëria me shumëfishin e pasurive të Maqedonisë të ketë rrezikun e varfërisë 15 shkallë më të lartë se sa Maqedonia. Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë fjalë shkaku më themelor i kësaj realisht katastrofe sociale qendron në vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike nga Edi Rama, qeveritarët dhe zyrtarët e tij.
Shkaku më kryesor qendron në mburojën e kësaj vjedhjeje nga mercenarët, anëtarët e organizatës kriminale të Spakut të partisë, të cilët u serviren ju sikur të ishin banorë të një planeti tjetër, si herinj të fëmijëve tuaj, në një kohë kur këta janë kriminelë të vërtetë të fëmijëve tuaj, sepse mbrojnë dosjet e mëdha të korrupsionit dhe vjedhjeve, sepse mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë për të mbrojtur hajdutët qeveritarë, sepse vjedhin për vete dhe vetëm vjedhin dhe bëjnë pazare me vrasës, oërdhunues, trafikantë se si e si t;ju mbyllin dosjet, se si e si ti njoftojnë të largohen, se si e si t’u zhvasin 1 mln euro për një pyetje. Arsye tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Tetor 2024, 16:39
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Socialiste ka shprehur miratimin e saj për aplikimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit dhe Elbas...
Politike
16 Tetor 2024, 15:24
r.ll
mimi kodheli
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialistes Mimi Kodheli ka folur lidhur me çeljen e negociatave të grup kapitullit të...
Politike
16 Tetor 2024, 14:13
ZH.LL
Armela Krasniqi
TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka folur për rreziqet e njohurive digjitale te prindërit në lidhje me kontro...
Politike
16 Tetor 2024, 14:21
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në një konferencë për shtyp se opozita dhe shq...
Politike
16 Tetor 2024, 14:06
N.F
Ervin Salianji dhe Andrea Mano
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dorëzojë të enjten mandatin e deputetit, Andrea Mano...
Politike
16 Tetor 2024, 14:12
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e...
Politike
16 Tetor 2024, 13:47
ZH.LL
Riccardo Magi
TIRANË- Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka deklaruar se marrëveshja e dy kryeminstrave Edi Rama dhe Georgia Meloni nuk do ...
Politike
15 Tetor 2024, 15:04
I.A
Tomi Frashëri
TIRANË- Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka dhënë shpjegime...
Politike
16 Tetor 2024, 13:17
ZH.LL
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vendimin që doli nga mbledhja e sotme e Qeverisë në lidhje me p&...
Politike
16 Tetor 2024, 13:26
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe...