Politike

Sondazhi/ Bie pëlqyeshmëria për Edi Ramën

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me Mars 2024 është rritur me 7.7%.

16 Tetor 2024, 20:57 Nga E. D
Sondazhi/ Bie pëlqyeshmëria për Edi Ramën
Edi Rama

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Kryeministrin e vendit Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me Mars 2024 është rritur me 7.7%./Euronews

Sondazhi/ Bie pëlqyeshmëria për Edi Ramën

edi rama

Sondazh

Poll