Politike

Votimi elektronik/ PS jep dakordësinë me aplikimin në qarkun e Durrësit dhe Elbasanit: Nëse nuk zbatohet në tre qarqe, propozojmë të zhvillohet vetëm në Tiranë

Sipas tyre, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

16 Tetor 2024, 16:39 Nga r.ll
Votimi elektronik/ PS jep dakordësinë me aplikimin në qarkun e
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka shprehur miratimin e saj për aplikimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit dhe Elbasanit. Por në përgjigjen e tyre kanë propozuar që kjo mënyrë votimi të aplikohet edhe në qarkun e Tiranës.

Sipas tyre, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

Po ashtu thuhet më tej, se nëse nga ana e KQZ, shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që kanë në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, PS propozon që të miratohet si qark i vetëm, qarku i Tiranës, ku do të zhvillohet votimi elektronik.

“Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit. Nga ana tjetër, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

Tashmë votimi elektronik është një procesi i njohur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që Tirana, e para ka realizuar modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, është krijuar një eksperiencë nga qytetarët në këtë proces.

Nga ana tjetër, është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësi për realizimin me sukses të këtij procesi. Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi.

Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun e Tiranës, ku do të zhvillohet votimi elektronik.

Për të gjitha arsyet e parashtruata më sipër, propozojmë përfshirjen e qarkut Tiranë, krahas qarkut Elbasan dhe Durrës në zhvillimin e votimit elektronik. Në rast pamundësie të përfshirjes së tre qarqeve, kërkojmë që zhvillimi elektronik të zhvillohet në qarkun e Tiranës”, theksohet në shkresën e PS-së.

partia socialiste kqz

Sondazh

Poll