16 Tetor 2024, 15:24
Nga r.ll
mimi kodheli
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialistes Mimi Kodheli ka folur lidhur me çeljen e negociatave të grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE. Kodheli tha se dita e djeshme ishte historike, e cila do të mbahet mend gjatë dhe se ishte një ditë e mbushur me përgjegjësi të reja. Deputetja socialiste tha në emisionin "Opinion" në News24 se për përmbushjen e detyrimeve duhet bashkëpunim pozitë-opozitë.
"Finalizimi i një pune të konsiderueshme të Qeverisë shqiptare në këto vite. Ngjarjet e 1997 e kthyen Shqipërinë 20 vjet prapa, por ne s’duhet ta përmendim sot. Gjëja që vjen nesër është listimi i detyrave precize, të shkruara e zeza në të bardhë. Ky është një proces, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende themeluese të BE, që ende flasin për reforma në Kodin Zgjedhor, administratë, etj. Një vend është Italia. Disa vende që janë anëtare të BE nuk i kishin thelluar reformat, sikundër ishte Bullgaria dhe Rumania. Shqipëria ka hyrë dhe ka dalë nga ky gjykim për faje të brendshme, por edhe për faje që kanë lidhje me Rajonin apo më gjerë. Qeveria është raportuesi dhe përgjegjësi kryesor në atë tryezë, por gjithkush duhet të bëjë punën e vet. Parlamenti pikësëpari, të gjitha institucionet Kushtetuese. Duhet një bashkëpunim pozitë-opozitë për përmbushjen e detyrimeve. Nuk mund t’i vemë gjithmonë gishtin Qeverisë, është Parlamenti që duhet të supervizojë detyrat e shtëpisë të atyre që i bëjnë.", tha Kodheli.
Socialistja foli edhe lidhur me protestën e opozitës dhe vendimin e tyre për të protestuar para Parlamentit Europian, ku me ironi tha se shpreson mos të digjet dhe PE si karriget e Kuvendit.
"Djegia e karrigeve në Kuvend është i dënueshëm, i papranueshëm. Do gjejmë kanale për të bashkëpunuar. Kemi miratuar një Kod Zgjedhor që është dakordësuar nga të dy palët. Po kjo është një gjë shumë e rëndësishme, pra jemi dakordësuar për dy momente. Shpresoj të mos digjet Parlamenti Europian, por aktet e dhunës duhen dënuar dhe do dënohen.", u shpreh deputetja e PS.
mimi kodheli
Politike
16 Tetor 2024, 14:13
ZH.LL
Armela Krasniqi
TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka folur për rreziqet e njohurive digjitale te prindërit në lidhje me kontro...
Politike
16 Tetor 2024, 14:21
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në një konferencë për shtyp se opozita dhe shq...
Politike
16 Tetor 2024, 14:06
N.F
Ervin Salianji dhe Andrea Mano
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dorëzojë të enjten mandatin e deputetit, Andrea Mano...
Politike
16 Tetor 2024, 14:12
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e...
Politike
16 Tetor 2024, 13:47
ZH.LL
Riccardo Magi
TIRANË- Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka deklaruar se marrëveshja e dy kryeminstrave Edi Rama dhe Georgia Meloni nuk do ...
Politike
15 Tetor 2024, 15:04
I.A
Tomi Frashëri
TIRANË- Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka dhënë shpjegime...
Politike
16 Tetor 2024, 13:17
ZH.LL
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vendimin që doli nga mbledhja e sotme e Qeverisë në lidhje me p&...
Politike
16 Tetor 2024, 13:26
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe...
Politike
16 Tetor 2024, 13:22
N.F
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediavë n&...
Politike
16 Tetor 2024, 12:17
M.B
Parlamenti Europian
STRASBURG- Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike mësohet se do ta zhvendosë aksionin e saj jasht&eum...