Politike

"E takova dje në burgun e Fierit!" Meta për vendimin e Gjykatës së Lartë për Salianjin: Asnjë surprizë nga togat e zeza të Edi Ramës

Ai shtoi se për për çështjen e emigrantëve të ardhur si rezultat i marrëveshjes me Italinë, e gjithë Shqipëria duhet të ngroihet në protesta.

16 Tetor 2024, 14:12 Nga M.B
"E takova dje në burgun e Fierit!" Meta për vendimin e
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi rekursin e Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me një vit burg. Meta tha se nuk u surprizua nga vendimi.

Veç kësaj, Meta tha se e kishte takuar ditën e djeshme në burg e Fierit, Salianjin. Ai shtoi se për për çështjen e emigrantëve të ardhur si rezultat i marrëveshjes me Italinë, e gjithë Shqipëria duhet të ngroihet në protesta.

“Asnjë surprizë nga togat e zeza të Edi Ramës në sistemin e Ramaformës. Unë dje me kërkesën time, vizitova deputetin Salianji në burgun e Fierit dhe shpreh bindjen time se kjo burgosje politike tregon tmerrin e regjimit nga fuqia denoncuese e opozitës së vërtetë, e sidomos nga fakti që i është bërë lidhjeve më të larta të narkoqeverisë me trafikun e drogës, është dhe një tmerr për zgjedhjet që vijnë sepse mendojnë se do të trembin deputetët, gazetarët e pa blerë, në denoncimet e ardhshme. 

E gjithë Shqipëria duhet të ngroihet në protesta në mënyrë që ku të mos jetë një vend konglomerat emigrantësh të huaj ku të mos flitet më as gjuha shqipe”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll