Aktualitet

EMRAT/ Dhunoi drejtoreshën e kopshtit, arrestohet sanitarja në Sarandë

Siç raportohet Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

16 Tetor 2024, 18:42 Nga E. D
EMRAT/ Dhunoi drejtoreshën e kopshtit, arrestohet sanitarja në
fotot ilustruese

SARANDË- Një përleshje ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në kopshtin shtetëror nr.3. Mësohet se sanitarja e kopshtit Etleva Meta ka dhunuar drejtoreshën Valbona Mehmeti.

Siç raportohet Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Gjithashtu është njoftuar edhe Policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer hetimin. Pas hetimit policia ka arrestuar sanitaren Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.

etleva meta valbona mehmeti

Sondazh

Poll