16 Tetor 2024, 15:50
Nga r.ll
foto ilustruese
BERAT- Pesë persona janë arrestuar në Berat me kërkesë të prokurorisë, pasi akuzohen për kryerjen e veprave penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "kultivim i bimëve narkotike".
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 37 bimë narkotike të dyshuara ‘canabis sativa’ dhe në hyrje të parcelës në një stan u kap në flagrancë shtetasi me iniciale E. M.
Ndërkohë në stanin në pronësi të njërit prej të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si ‘canabis sativa’.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M. nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ parashikuar nga nenet 283/3 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Më datë 15.10.2024, kjo prokurori mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, regjistroi procedimin penal nr.616, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve‘ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 37 bimë narkotike të dyshuara ‘canabis sativa’ dhe në hyrje të parcelës në një stan u kap në flagrancë shtetasi E. M.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e stanit në pronësi të shtetasit Gj.M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si ‘canabis sativa’.
Bazuar në hetimet e deritanishme dhe nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, shkallën e nevojave të sigurimit, marzhin e dënimit, rëndësinë e faktit dhe rrezikshmërinë e të arrestuarve, rezultoi se plotësohen kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues të cilat parashikohen nga nenet 228, 229 te K.Pr.Penale, dhe konkretisht ajo e “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale.
prokuroria e beratit
Aktualitet
16 Tetor 2024, 15:44
N.F
Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ditën e sotme një takim me Shefin e Se...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 15:29
N.F
Policia
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casertas, ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur p...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 14:35
ZH.LL
Kampi
SHËNGJIN- Gjashtëmbëdhjetë burra nga Bangladeshi dhe Egjipti u zbarkuan nga një anije e marinës italiane në portin...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 14:33
N.F
Foto ilustruese
VORË- Policia ka dalë me një tjetër reagim në lidhje me plagosjen në Vorë. Mësohet se në lidhj...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 14:22
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 37-vjeçar është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke punuar për çmontimin e...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 13:54
N.F
Qytet studenti
TIRANË- Një investim i qeverisë gjermane përmes KfW dhe BE, përmes Instrumentit të Investimeve për Ballka...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 13:52
Jona Cenameri
Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata që nuk dëgjojnë ose kanë vështirësi në dëgjim, ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 13:45
N.F
Vangjush Stavro
TIRANË- Është shkarkuar nga detyra drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro. Mësohet se me firmën e minist...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 13:33
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane, pasi ishte shpallur në...