Aktualitet

Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Gjykata e Athinës liron 33-vjeçaren, lë në burg Armiol Rrasën: Pistoletën e mbaja për vetëmbrojtje!

Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”. Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv.

16 Tetor 2024, 16:07 Nga N.F
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Gjykata e Athinës liron
Armiol Rrasa

ATHINË- Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjecarin shqiptar, Armiol Rrasa. Ai u arrestua të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.


Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”. Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv. Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.

Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rrasa u arrestua të premten në Athinë teksa kishte fshehur në sedilet e pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli. Gjithashtu në pranga u vendos edhe një grua 33-vjeçare shqiptare e cila ndodhej më Rrasën. Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse. Automjeti është fuoristradë “Volkswagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT.

Precedentët e tij:


09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (iu gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – iu ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – iu ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

armiol rrasa athine arrestim

Sondazh

Poll