Aktualitet

U gjet i pajetë në dyshemenë e banesës, mister rrethanat e vdekjes së 30-vjeçarit shqiptar në Itali, para se të kthehej në banesë kishte qenë në një lokal

Trupi i tij u gjet i shtrirë në dysheme. Aktualisht, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar më shumë detaje.

16 Tetor 2024, 15:29 Nga N.F
U gjet i pajetë në dyshemenë e banesës, mister rrethanat e
Policia

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casertas, Itali. I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal deri rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.

Trupi i tij u gjet i shtrirë në dysheme. Aktualisht, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar më shumë detaje. Trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të verifikuar nëse ka ndonjë element të mundshëm kriminal.

itali viktime shqiptar

Sondazh

Poll