Aktualitet

Botohet në fletoren zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të FA

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

16 Tetor 2024, 16:42 Nga N.F
Botohet në fletoren zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera. Vendimi i plotë sqaron në mënyrë të detajuar shtesat për të gjitha kategoritë.

 

keshilli i ministrave efektive te fa

Sondazh

Poll