Aktualitet

Po çmontonte skelet/ Plagoset 37-vjeçari në Vlorë, shtrohet te spitali i Traumës, procedohet pronari i firmës

Policia bën me dije se punonjësi ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu më tej bëhet me dije se pronari i firmës është proceduar penalisht.

16 Tetor 2024, 14:22 Nga N.F
Po çmontonte skelet/ Plagoset 37-vjeçari në Vlorë,
Foto ilustruese

VLORË- Një 37-vjeçar është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke punuar për çmontimin e një skele në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të martën e 15-të tetorit në lagjen 24 ‘Maji’.

Policia bën me dije se punonjësi ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu më tej bëhet me dije se pronari i firmës është proceduar penalisht. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Z., 39 vjeç, pasi më datë 15.10.2024, rreth orës 12:00, në lagjen “24 Maji”, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës për të çmontuar një skelë, shtetasi D. B., 37 vjeç, i punësuar në firmën e ndërtimit me pronar shtetasin D. Z. Shtetasi D. B. aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve” informoi sot policia. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

vlore plagosje

Sondazh

Poll