Aktualitet

"Gjueti" droge në Athinë/ Sekuestrohen 50 kg marijuanë, në pranga dy shoferët, identifikohen edhe "kokat" shqiptare të bandës

Policia greke ka pasur informacion për lëvizjen e dy mjeteve, njëri prej të cilëve shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetri për transportin e drogës. Nga ky operacion janë sekuestruar në total 4 pako që përmbanin 50 kg 700 gram marijuanë. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, një 44-vjecar shqiptar dhe një 29-vjecar grek.

16 Tetor 2024, 10:44 Nga N.F
"Gjueti" droge në Athinë/ Sekuestrohen 50 kg marijuanë,
Droga

GREQI- Autoritetet greke kanë organizuar një operacion antidrogë ku u bë i munduar kapja e 50 kg marijuanë. Marijuana u sekuestrua pas një ndjekje të gjatë të dy automjeteve nga policia greke. Operacioni është zhvilluar nga policia e Artës, e cila ka ndjekur dy automjete dhe ka arritur t’i ndalojë në aksin Korinth-Athinë.


Policia greke ka pasur informacion për lëvizjen e dy mjeteve, njëri prej të cilëve shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetri për transportin e drogës. Nga ky operacion janë sekuestruar në total 4 pako që përmbanin 50 kg 700 gram marijuanë. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, një 44-vjecar shqiptar dhe një 29-vjecar grek.

 

Ndërkohë policia ka arritur të identifikojë dhe dy organizatorët e trafikut, të cilët kishin vënë në dispozicion të trafikantëve edhe automjetet përkatëse. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë 29 dhe 32 vjeç, të cilët janë shpallur persona në kërkim. Dokumentacioni në ngarkim të të dyshuarve i kaloi Prokurorisë së Athinës.

droge ne greqi shqiptar policia

Sondazh

Poll