Sport

VIDEO / Rrahmani bën fenomenin, shënon një supergol!

Kosova mbyll pjesën e pare në avantazh 1-0 flë golit të mbrojtësit të Napolit

15 Tetor 2024, 21:22 Nga DOSJA
VIDEO / Rrahmani bën fenomenin, shënon një supergol!

KOSOVE - Kosova është duke luajtur prej orës 20:45 kundër Qipros. Ndeshja në “Fadil Vokrri” ka interes të lartë ku “Dardanët” kërkojnë të arrijnë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve.

Por sfida ka nisur jo aq mirë  për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda pasi në minutën e 15-të Milot Rashica është larguar nga fusha i dëmtuar. Vendin e lojtarit të Besiktas e mori Muslija.

Në minutën e 30-të të takimi mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani arriti të bëj një lëvizje mjaft të bukur në zonë duke zhbllokuar takimin.


Me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll