Sport

Kuqezinjtë e vegjël mbyllin eliminatoret me fitore dhe rekord!

Dhe pse Shqipëria e mbylli me një rekord pikësh, pikërisht 16, nuk arriti më shumë se vendi i katërt në këto kualifikuese. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga 6 përfaqsuese.

15 Tetor 2024, 20:20 Nga DOSJA

Kuqezinjtë e vegjël mbyllin eliminatoret me fitore dhe rekord!

TIRANE - Shqipëria U-21 ka fituar 1 me 0 përballë Armenisë në “Air Albania”. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Ishte një autogol i armenëve në pjesën e dytë, që i dha fitoren Shqipërisë.

Shqipëria humbi shumë raste të pastra për shënim ditën e sotme. Si në pjesën e parë dhe në të dytën, djemtë e Alban Bushit patën komandën e lojës. Për t’u theksuar që Bushi e ndoqi ndeshjen nga tribuna, për shkak të pezullimit që kishte nga kartonët.

Dhe pse Shqipëria e mbylli me një rekord pikësh, pikërisht 16, nuk arriti më shumë se vendi i katërt në këto kualifikuese. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga 6 përfaqsuese.

Poshtë kuqezinjve e mbyllën Mali i Zi dhe Armenia. Më mirë ia dolën Zvicra, me 2 pikë më shumë, si dhe Finlanda me Rumaninë. Këto të fundit ishin surpriza, pasi siguruar kualifikimin për në Sllovaki.

Kuqezinjtë e vegjël mbyllin eliminatoret me fitore dhe rekord!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll