Sport

Hipokrizi!... FIFA reagon akuzave të Ligave Evropiane dhe Shoqatës së Futbollistëve, për kalendarin e 'ngarkuar' të ndeshjeve

Ata që denoncuan FIFA-n, kanë axhendën e tyre të fshehur dhe u shërben interesave të tyre, thotë Federata Botërore e Futbollit

15 Tetor 2024, 17:39 Nga DOSJA
Hipokrizi!... FIFA reagon akuzave të Ligave Evropiane dhe Shoqatës

ZVICER - Pak orë pas ankesës zyrtare në Bashkimin Europian nga Ligat Europiane, FIFPro dhe ECA për kalendarin e “stërngarkuar” të skuadrave, FIFA kaloi në... kundërsulm, duke folur për hipokrizi nga ana të ankuesve.

ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve) në bashkëpunim me Ligat Evropiane (si La Liga e Spanjës), deklaroi në ankesën e saj drejtuar BE-së se kalendari i FIFA-s "... shkel ligjin e Bashkimit Evropian".

Federata Botërore e Futbollit, nga ana e saj, në një deklaratë të lëshuar, nënvizon se ata që e denoncuan, kanë axhendën e tyre të fshehur dhe u shërben interesave të tyre.

“Kalendari i FIFA-s është i vetmi organ që garanton se futbolli ndërkombëtar mund të vazhdojë të mbijetojë, të bashkëekzistojë dhe të përparojë së bashku me futbollin e klubeve kombëtare dhe kontinentale.

Disa liga evropiane (të cilat janë organizatorë dhe rregullatorë të garave) veprojnë me interesa tregtare, hipokrizi dhe pa marrë parasysh të tjerët.

Këto liga padyshim preferojnë një kalendar plot me miqësore dhe dalje verore, shpesh duke përfshirë udhëtime të gjera nëpër botë.

Në vend të kësaj, FIFA duhet të mbrojë interesat e përgjithshme të futbollit botëror, duke përfshirë mbrojtjen e lojtarëve, në të gjitha pjesët dhe në të gjitha nivelet e sportit”,- thuhet në deklaratën e FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll