Sport

Komisioni kundër dhunës, kërkon mbyllje të plotë 15-ditore të "Metropolitanos" dhe një gjobë financiare për klubin e Atléticos…

Siç zbulohet nga AS, Komisioni kundër Dhunës në Spanjë propozon mbylljen e plotë të "Metropolitano" për pesëmbëdhjetë ditë dhe një gjobë për Atlético Madrid.

15 Tetor 2024, 17:26 Nga DOSJA
Komisioni kundër dhunës, kërkon mbyllje të plotë

SPANJE - Shkak për të gjitha sa më sipër u bënë incidentet në derbin e Madridit, ku tifozët e Atleticos hodhën sende të ndryshme ndaj portierit të Realit, Thibaut Courtois, kur ai festoi 0-1, duke bërë që pas incidenteve, loja të ndalet për gjysmë ore.

Ngjarja konkrete u cilësua shumë e rëndë nga autoritetet, ndërsa në përgjithësi në Spanjë pati reagime shumë të forta ndaj tifozëve të Atletikos, ku Komiteti kundër Dhunës e cilësoi të gjithë skenën si të papranueshme.

“Në asnjë rrethanë nuk lejohen sjelljet që janë larg rendit të mirë publik dhe bashkëpunimi i të gjithë të pranishmëve është i nevojshëm për të ruajtur futbollin, si një spektakël të sigurt sportiv. Sporti duhet të jetë një vend bashkëjetese dhe respekti, ku tifozët të brohorasin me pasion ekipet e tyre, por gjithmonë duke respektuar rregullat e respektit, mirësjelljes dhe sigurisë”,- thuhet në deklaratë.

Atletico Madridi nga ana e saj tashmë ka përjashtuar gjithsej katër tifozë, të cilët janë përfshirë në hedhjen e sendeve në derbin kryeqytetas madrilen.

Klubi deri më sot është dënuar nga Disiplina me 45 mijë euro gjobë dhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit. Ky ndalim vlen për tre ndeshjet e ardhshme të Atletico Madridit në shtëpi kundër Leganes, Las Palmas dhe Alaves, megjithëse bardhekuqtë kanë apeluar dënimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll