Sport

Kupa e Botës 2026/ Dy autogola, Australia i jep fund serisë prej 9 fitoresh të Japonisë!...

Australia ndaloi fillimin meteorik të Japonisë në fazën e tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke siguruar një barazim (1-1) të martën. Ky rezultat përfundon një seri prej nëntë fitoresh për Japoninë, gjatë të cilave skuadra e Hajime Moriyasu nuk kishte pësuar gol.

15 Tetor 2024, 19:52 Nga DOSJA
Kupa e Botës 2026/ Dy autogola, Australia i jep fund serisë prej 9

JAPONI - Australianëve u mjaftoi një autogol për të ndalur serinë e nëntë fitoreve të Japonisë në kualifikimet për Botërorin 2026, gjatë të cilave skuadra e Hajime Moriyasu nuk kishte pësuar gol.

Të dy skuadrat u ndanë në barazim (1-1) këtë të martë. Kësisoj Australia ngadalësoi fillimin meteor të Japonisë në këtë fazë të tretë të kualifikimeve, por nuk arriti të fitojë kundër kryesuesve të grupeve.

Cameron Burgess gabimisht shënoi në portën e tij 14 minuta më vonë, ndërsa më parë japonezi Shogo Taniguchi shënoi autogol (58) dhe u dha australianëve shpresën për një fitore të dytë radhazi që kur Tony Popovic u bë trajner. Skuadra australiane, megjithatë, arriti ta përballonte sulmin japonez, i cili kishte shënuar 14 herë në tre ndeshjet e fundit.

“Jam shumë krenar për të gjithë që dhanë një paraqitje kaq të mrekullueshme sonte. Ne duhej të tregonim qetësi dhe të mbroheshim në momente të vështira deri në topin e fundit. Eshtë një bazë e shkëlqyer për të ecur përpara”,- tha kapiteni australian Jackson Irvine.

Nga ana e tyre, ‘blutë Samuraj’ mbeten në krye të Grupit C me 10 pikë pas katër ndeshjesh, ndërsa Australia e vendit të dytë ka pesë pikë, përfshirë katër që kur Popovic zëvendësoi Graham Arnold.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll