Sport

VIDEO/ Tregimi dhe fjalët shumë prekëse të Luis Enrique, për vdekjen e vajzës së tij…

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i është rikthyer orët e fundit episodit shumë domethënës të vdekjes së vajzës së tij në moshën 9-vjeçare.

15 Tetor 2024, 11:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Tregimi dhe fjalët shumë prekëse të Luis Enrique,

FRANCE - Ndërsa ishte ende trajner i Spanjës, Luis Enrique pati fatkeqësinë e tmerrshme, duke humbur vajzën e tij, Xana, 9 vjeçe, e goditur nga një sëmundje e tmerrshme. Një dramë që Luis Enrique iu rikthye, si pjesë e dokumentarit të tij për Movistar.

Trajneri i PSG-së e prek ngjarjen me një fjalim veçanërisht të fortë, me dëshirën për të mbajtur dhe ruajtur vetëm kujtime të bukura. “Do të thuash me vete... A mund ta konsideroj veten me fat, apo të palumtur?

Unë e konsideroj veten me fat, shumë me fat. Por vajza juaj vdiq në moshën 9-vjeçare?… Vajza ime Xana erdhi të jetojë me ne për 9 vite të mrekullueshme. Dhe ne kemi mijëra kujtime për të, video, gjëra... të pabesueshme”.

Luis Enrique, tregon me fjalë shumë të forta edhe për mënyrën se si familja e tij po e përballon këtë përvojë shumë të dhimbshme dhe sesi trajneri spanjol po përpiqet t'i shtyjë ata që t'i shohin gjërat në mënyrën më të bukur të mundshme.

“Babai im nuk kishte asnjë foto të Xanës, derisa një ditë i shkova në shtëpi dhe thashë... Pse nuk ka foto të Xanës, mami këtu?” "Nuk mundemi, nuk mundemi,"- m’u përgjigj ajo. "Mami, duhet të postosh një foto të Xana-s, sepse ajo është gjallë,- iu përgjigja.

Ajo nuk është këtu fizikisht, por është shpirtërisht. Ne çdo ditë flasim për të, qeshim dhe e kujtojmë. Mendoj se Xana ende na sheh”,- rrëfen Luis Enrique në një moment shumë emocionues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll