Sport

Tchouameni 'trashëgimtar' i Zidane… Kapiteni i parë i Francës, që largohet me karton të kuq që nga koha e Zizou

Në ndeshjen në ‘King Baudouin Stadium’ të Brukselit, nuk ishte vetëm dopieda e Kolo Muanit që i siguroi suksesin kombëtares transalpine, por edhe një karton i kuq, për dy kartona të verdhë (76’ deri në 79’) për Aurélien Tchouaméni.

15 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Tchouameni 'trashëgimtar' i Zidane… Kapiteni i parë i

BELGJIKE - Franca e Didier Deschamps arriti të fitojë 2-1 në transfertë ndaj Belgjikës dhe vendi i dytë në Grupin 2 (Liga A) të Nations League pas Italisë.

Megjithatë, në ndeshjen në ‘King Baudouin Stadium’ të Brukselit, nuk ishte vetëm dopieda e Kolo Muanit që i siguroi suksesin kombëtares transalpine, por edhe një karton i kuq, për dy kartona të verdhë (76’ deri në 79’) për Aurélien Tchouaméni.

Mesfushori i Real Madridit , kapiteni i Bluve për këtë rast, u bë lojtari i parë me shirit që përfundoi para kohe në dhomat e zhveshjes, që nga 9 korriku 2006, ditët e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Italisë, kur Zinedine Zidane u ndëshkua me karton të kuq dhe la parakohe fushën e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll