Sport

Benjamin Mendy pretendon 11.5 mln. stërlina paga të papaguara nga Man.City...

Benjamin Mendy ka paditur Manchester Cityn për paga të papaguara midis kohës së arrestimit dhe përfundimit të kontratës së tij.

15 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Benjamin Mendy pretendon 11.5 mln. stërlina paga të papaguara nga

ANGLI - Mes arrestimit të tij në gusht 2021 për përdhunim, për të cilin u lirua dy vjet më vonë, dhe përfundimit të kontratës së tij në 2023, Benjamin Mendy (30), i pezulluar, nuk u pagua nga Manchester City.

Ai tani po kthehet kundër ish-klubit të tij, nga i cili kërkon 11.5 milionë sterlina (14 milionë euro) paga të papaguara, sipas informacioneve të Telegrafit.

Ish-ndërkombëtari francez e shoqëroi ankesën e tij kundër Cityt me një deklaratë me shkrim në të cilën ai beson se nuk u mbështet nga punëdhënësi i tij.

Mbi të gjitha, ai pohon se disa nga shokët e tij të atëhershëm, morën pjesë në festat që ai organizoi gjatë pandemisë Covid dhe se, ashtu si ai, konsumonin alkool dhe kishin marrëdhënie seksuale me femra.

“Kjo nuk e justifikon sjelljen time, por është e padrejtë që Manchester City më izoloi kështu. Dallimi mes meje dhe lojtarëve të tjerë në klub është se unë u akuzova gabimisht për përdhunim dhe u poshtërova publikisht,”- thotë ai, duke specifikuar gjithashtu se disa nga shokët e tij të skuadrës (Raheem Sterling, Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez) i dhanë para hua për të mbuluar shpenzimet gjyqësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll