Sport

VIDEO/ Pas një serie shumë të gjatë, Calhanoglu humbi një penallti nga VAR-i!...

As mesfushori i Interit nuk është i pagabueshëm, ndaj Islandës ‘gabimi’ erdhi nga VAR

15 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas një serie shumë të gjatë, Calhanoglu humbi

TURQI - Një nga lajmet e mbrëmjes së Nations League është se Hakan Calhanoglu nuk është i pagabueshëm nga pika e penalltisë, çka ndodhi në një ndeshje ku Turqia fitoi 4-2 në transfertën ndaj Islandës.

Pas 14 ekzekutimeve radhazi nga pika e bardhë të konvertuara në gol në të gjitha garat, 17 nga 17 në Serinë A, mesfushori i Interit humbi një penallti gjatë sfidës së Turqisë në Islandë, një ndeshje e vlefshme për Grupin 4 të Ligës B.

Në realitet numri 20 i zikaltërve shënoi në portën e Valdimarsson, por VAR sinjalizoi një prekje të dyfishtë nga vetë Calhanoglu në momentin e ekzekutimit, duke anuluar kështu golin e barazimit 1-1 dhe duke dhënë një goditje dënimi indirekte në favor të Islandës.

Justifikimi për mesfushorin turk erdhi në pjesën e dytë (67’), kur ai u rikthye përsëri në pikën e bardhë të penalltisë, duke shënuar me gjakftohtësi për 1-2.

Një gabim i tillë asnjëherë nuk ka ndodhur në Serie A. Për kuriozitet penalltia e fundit e humbur nga Calha (i cili ka humbur vetëm 5 nga 44 të ekzekutuara) ka ndodhur po me kombëtaren e Turqisë (19 qershor 2023, kualifikuese e europianit kundër Uellsit).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll