Sport

Shumë dëmtime të James te Chelsea, fizioterapistët e këshillojnë të largohet nga Anglia!

Ata e këshillojnë mbrojtësin të jetonte në një qytet me klimë të ngrohtë, ndoshta në Evropën Jugore, për të kapërcyer gjithçka.

15 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Shumë dëmtime të James te Chelsea, fizioterapistët e

ANGLI - Në ishull thonë se Reece James, anësori i Chelseat, duhet të kërkojë një klub të ri për të rifilluar karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lënë Chelsean, klubin ku u rrit, dhe gjithashtu Anglinë.

Mbrojtësi është zhytur në një periudhë dëmtimesh që nuk po e lejojnë të vazhdojë sa më mirë rrugën e rritjes. Në të vërtetë, në dritën e shumë problemeve fizike, fizioterapistët po e këshillojnë James të jetonte në një qytet me klimë të ngrohtë, ndoshta në Evropën Jugore, për të kapërcyer gjithçka.
Mbrojtësi anësor i Bluve të Londrës nuk ka luajtur për Chelsean që nga maji. Kolegët e portalit anglez ‘Give me sport’ kanë treguar se James është fokusuar totalisht në mundësinë e rikthimit në stërvitje dhe për momentin nuk po e shqyrton idenë e një lamtumire.

Nga Stamford Bridge, megjithatë, nuk e shohin të pafavorshëm largimin e tij, duke qenë se do të ishte një ulje e ndjeshme e kostove të pagave, ndoshta që në janarin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll