Politike

Mikrokreditë, Manja: Llogaritë e qytetarëve janë zhbllokuar, po shikojmë ligjin e përmbarimit që mos të ketë më abuzime

Por pavarësisht zhbllokimit të llogarive nga 11 banka të nivelit të dytë, një dosje tjetër është nën hetim nga SPAK, pas mos-kompetencës që ka shpallur një tjetër prokuror, Leonard Filopati.

14 Tetor 2024, 19:50 Nga r.ll
Mikrokreditë, Manja: Llogaritë e qytetarëve janë zhbllokuar,
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas një konference ku prezantoi strategjinë e drejtësisë në 6 vitet e ardhshme. Manja tha gjatë fjalës së tij se llogaritë e bllokuara të qytetarëve që ranë pre e skemave të mikrokredive janë zhbllokuar të gjitha. Sipas tij, kjo ishte arritur nga bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe Prokurorinë.

“Janë zhbllokuar të gjitha llogaritë e bllokuara të qytetarëve. Dua të them se kemi ngritur një grup pune të përbashkët me ministrinë, Bankën e Shqipërisë dhe kryeministrinë dhe po shqyrtojmë fenomenin që most e kemi përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen”, tha Manja.

Por pavarësisht zhbllokimit të llogarive nga 11 banka të nivelit të dytë, një dosje tjetër është nën hetim nga SPAK, pas mos-kompetencës që ka shpallur një tjetër prokuror, Leonard Filopati.

“Po shikojmë ligjin e përmbarimit, provat që mos të abuzojnë më dhe të ketë kontrol mbi këtë shërbim”, deklaroi Manja.

Ministri i Drejtësisë foli edhe për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion që u refuzua nga institucionet e pavarura të drejtësisë, mes tyre dhe nga SPAK.

“Ata thanë që do japin mendime por nuk do jenë fizikisht”, tha shkurtimisht Ulsi Manja.

ulsi manja mikrokredite

Sondazh

Poll