Aktualitet

Si ndodhi aksidenti në Fier? Policia jep detaje: Automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe morën para bagëtitë, 4 persona u dërguan në spital

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe 3 pasagjerë të njërës nga makinat. Ata ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

13 Tetor 2024, 21:52 Nga r.ll
Si ndodhi aksidenti në Fier? Policia jep detaje: Automjetet u
foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur sot në aksin Levan- Qarr, ku u përplasën dhjetëra bagëti të imëta. 

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur pasdite, ku një automjet është përplasur me dy të tjerë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe 3 pasagjerë të njërës nga makinat. Ata ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu nga përplasja e makinave janë dëmtuar edhe bagëtitë e imëta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll