Aktualitet

Aksident në Ersekë/ "BMW"-ja del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Çifti i bashkëshortëve po marrin në spitalin e Kolonjës, ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

13 Tetor 2024, 16:13 Nga r.ll
Aksident në Ersekë/ "BMW"-ja del nga rruga,
foto ilustruese

ERSEKË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodras Ersekë. Shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti tip "BMW" dhe ka dalë nga rruga. 

Si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij e cila ishte pasagjere në automjet. Çifti i bashkëshortëve po marrin në spitalin e Kolonjës, ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne erseke

Sondazh

Poll