Aktualitet

I moshuari në gjendje të rëndë! Dhunoi 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, arrestohet 47-vjeçari në Fier me precedentë penal (EMRI)

Ngjarja sipas informacioneve ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit.

13 Tetor 2024, 16:42 Nga r.ll
I moshuari në gjendje të rëndë! Dhunoi 80-vjeçarin
Foto ilustruese

FIER- Është vënë në pranga 47-vjeçari, Ilir Nukaj, i cili ka dhunuar fizikisht 80-vjeçarin, Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare. Nukaj, person me preçedent penal për krime ndaj personit, akuzohet për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

Ngjarja sipas informacioneve ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit. Ndërkohë, si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i intubuar në spitalin rajonal të Fierit. Bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, shtetasi Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të  referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

ilir nukaj namik rustemi

Sondazh

Poll