Aktualitet

Automjetet përplasën rreth 40 krerë dele në Fier/ Çobani: Desh më shtypën dhe mua, llogaritet rreth 10 mln lekë dëm (FOTO)

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe çobani i deleve, ku tha se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.

13 Tetor 2024, 21:44 Nga r.ll
Automjetet përplasën rreth 40 krerë dele në Fier/
foto ilustruese

FIER- Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Pishporo në Fier. Një makinë mori para rreth 40 kokë bagëti të imëta. 

Automjetet përplasën rreth 40 krerë dele në Fier/
pamje nga vendngjarja

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe çobani i deleve, ku tha se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.

“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.

aksident ne fier

Sondazh

Poll