Aktualitet

FOTO/ Dizajn unik dhe 5 vite punë për ta krijuar! Pirro Ruco krijon orën e parë që tregon kohën dhe historinë shqiptare, çmimi i saj marramendës

Pirro Ruco ka punuar në detaje, pasi në orë ka vendosur simbole që karakterizojnë Shqipërinë.

13 Tetor 2024, 15:26 Nga r.ll
FOTO/ Dizajn unik dhe 5 vite punë për ta krijuar! Pirro Ruco krijon
ora

TIRANË- U deshën 5 vite punë ditë e natë nga argjendari shqiptar Pirro Ruco për të dizajnuar një orë luksoze unike. Puna e gjatë e Rucos duket se është shpërblyer, pasi ora e tij "Primordial Passion" do të dalë në ankand me vlerën marramendëse prej 1.4 milionë dollarë.

Pirro Ruco ka punuar në detaje, pasi në orë ka vendosur simbole që karakterizojnë Shqipërinë. Në vend të numrave gjenden 12 valltarë, si për 12 rajonet (simbolikë e unitetit), me veshje të folklorit shqiptar, punuar në ar. Detaji i duarve hapur të valltarëve ngjasojnë me krahët e shqiponjës.

Sakaq, akrepat e minutave dhe orëve janë të stolisura me kthetrat e shqiponjës, në homazh ndaj simbolit kombëtar të Shqipërisë. Ngritja e slitës së Rucos pasqyron atë të Shqipërisë, nga varfëria dhe izolimi si regjimi më i mbyllur komunist në Evropë. Mund të duket e paimagjinueshme që brenda një fushe të vogël ore, të jetë një skenografi dhe shfaqje e tërë folklorike, por kjo u bë e mundur nga Pirro Ruco.

ora e pirro ruco pasioni primordial

Sondazh

Poll