Aktualitet

U kapën në momentin e shkëmbimit të dy çantave me drogë, arrestohen një shqiptar dhe një italian në kodrat e Pietra Ligure

Sipas mediave italiane, ajo që ngjalli dyshime ishin lëvizjet e çuditshme në një shtëpi në kodrat e Pietra Ligure ku vinin e shkonin disa persona tashmë të njohur për policinë.

13 Tetor 2024, 13:22 Nga M.B
U kapën në momentin e shkëmbimit të dy çantave me
Droga

ITALIA- Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Savonës arrestuan dy persona, një italian dhe një shqiptar, përkatësisht 57 dhe 41-vjeç, për veprën penale të bashkëpunimit për qëllim trafikimi të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, ajo që ngjalli dyshime ishin lëvizjet e çuditshme në një shtëpi në kodrat e Pietra Ligure ku vinin e shkonin disa persona tashmë të njohur për policinë.

Operacioni policor u finalizua të shtunën, kur Karabinierët bastisën shtëpinë, duke kapur momentin e dorëzimit të drogës tek një korrier. Mësohet se policia bllokoi dy thasë plot me mariuhanë, ndërsa dy personat që po ndërronin çantat janë larguar menjëherë, duke braktisur çantat. Por pak minuta më pas ato u arretsuan, ndër karabinierët sekuestruan mbi një mijë euro cash që shtetasi shqiptar kishte me vete. 

italia

Sondazh

Poll