Aktualitet

Magazina e drogës në Selitë/ Gjykata e Tiranës liron nga burgu 4 nga të arrestuarit, ende në kërkim organizatori

Konkretisht masa e sigurisë "arrest me burg" u caktua për për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Elvis Lalën.

13 Tetor 2024, 15:14 Nga r.ll
Magazina e drogës në Selitë/ Gjykata e Tiranës liron nga
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës. Konkretisht masa e sigurisë "arrest me burg" u caktua për për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Elvis Lalën.

Ndërkohë për Reshit Tresën dhe tre punonjesit e OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali gjykata caktoi arrest shtepie. Nga ana tjetër vijon të jetë në kërkim organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm 46-vjeçari Saimir Karaj.

Bëhet me dije se të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Ndërkohë punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa një grua me inicialet H. D., e cila është proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

magazine droge ne selite

Sondazh

Poll