Aktualitet

Aksident në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

13 Tetor 2024, 13:01 Nga M.B
Aksident në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal
Foto ilustruese

FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Frakull të Fierit nga ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll