Aktualitet

"Rama dyfishoi tarifat e studimeve"/ Berisha: Sot në universitetet e vendit janë 74 mijë studentë më pak se në vitin 2014!

Berisha tha se, Rama ka mbyllur universitete publike dhe dyfishuar tarifat e studimeve, duke bërë që studentët shqiptarë të paguanin disa nga tarifat më të larta në Evropë, veçanërisht në raport me të ardhurat e tyre.

12 Tetor 2024, 19:32 Nga I.A
"Rama dyfishoi tarifat e studimeve"/ Berisha: Sot në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, iu drejtua me tone të ashpra qeverisë së Edi Ramës për dëmtimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas Berishës, që nga viti 2014, numri i studentëve në universitetet e vendit ka rënë me 74 mijë. Berisha tha se, Rama ka mbyllur universitete publike dhe dyfishuar tarifat e studimeve, duke bërë që studentët shqiptarë të paguanin disa nga tarifat më të larta në Evropë, veçanërisht në raport me të ardhurat e tyre.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, kauzës së pamposhtur të qytetarëve shqiptarë. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve. Të vërtetat e qëndresës së pamposhtur tuaj, të vendosmërisë tonë në një betejë të pandalshme për realizimin e qeverisë teknike, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët, rotacionit politik dhe fitores së opozitës. Të dashur miq, organizata kriminale që kryeson Edi Rama prodhon çdo ditë, çdo javë të këqija, akte armiqësore, akte brutale, akte shkatërrimtare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në sulm sot janë si kurrë ndonjëherë në histori, universitetet e vendit. Edi Rama, pasi me kthimin e tij në pushtet, mbylli një seri universitetesh publike, të cilat kishin mijëra studentë, dyfishoi tarifat e studimeve dhe bëri që studentët e familjeve më të varfra në Europë të paguajnë nominalisht tarifat më të larta në Europë, përveç Britanisë së Madhe, dhe të paguajnë proporcionalisht tarifat absolute më të lartat në europë. Me këtë politikë, duke larguar pasivisht të rinjtë nga Shqipëria, sot në universitetet e vendit janë më pak se në vitin 2014, 74 mijë studentë. Ndërkohë, një nga treguesit më themelorë të avancimit në fushën e dijes të një vendi, të kultivimit të shtresës intelektuale për një vend, është përqindja e të diplomuarve në shkollat e larta në raport me popullatën," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2024, 17:52 E. D

Plagosje me thikë në Tiranë

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën &ls...