Aktualitet

Plagosja me thikë në Tiranë, 60-vjeçari përfundon në spital, në pranga autori

Si pasojë e plagëve 60-vjeçari është transportuar në spital, ndërsa autori është vënë në pranga. 

12 Tetor 2024, 18:57 Nga e/ d
Plagosja me thikë në Tiranë, 60-vjeçari përfundon
fotot ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Tiranë. Mësohet se 40-vjeçari me iniciale E.XH pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës 60-vjeçari me iniciale A.D. Si pasojë e plagëve 60-vjeçari është transportuar në spital, ndërsa autori është vënë në pranga. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç. 60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosja ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2024, 17:52 E. D

Plagosje me thikë në Tiranë

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën &ls...