Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-Ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond

Salmond shërbeu si Ministër i Parë (lideri i vendit) i Skocisë nga 2007 deri në 2014 dhe ishte lider i Partisë Kombëtare Skoceze në dy raste, nga 1990 në 2000 dhe nga 2004 në 2014.

12 Tetor 2024, 19:04 Nga I.A
Ndahet nga jeta ish-Ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond
Alex Salmond

SKOCI- Ish-Ministri i Skocisë dhe lideri aktual i Partisë Alba, Alex Salmond, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Salmond shërbeu si Ministër i Parë (lideri i vendit) i Skocisë nga 2007 deri në 2014 dhe ishte lider i Partisë Kombëtare Skoceze në dy raste, nga 1990 në 2000 dhe nga 2004 në 2014.

Udhëheqësi i laburistëve skocez, Anas Sarwar tha se Salmond ishte një figurë qendrore në politikë për më shumë se tre dekada. Në një deklaratë, Sarwar tha: Lajmi i trishtuar i vdekjes së Alex Salmond sot do të jetë një tronditje për të gjithë ata që e njihnin atë në Skoci, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë dhe në emër të Laburistëve Skocezë unë ofroj ngushëllimet tona të sinqerta për të gjithë ata që do të mbajnë zi për humbjen e tij.

Herën e dytë ai përdori mandatin e tij si ministër i parë për të mbajtur një referendum mbi pavarësinë e Skocisë në 2014. Fushata "Po Skocia" u mund dhe si rezultat ai dha dorëheqjen. Në kohën e vdekjes së tij ai kishte qenë lider i Partisë nacionaliste Alba që nga viti 2021.

alex salmond

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2024, 17:52 E. D

Plagosje me thikë në Tiranë

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën &ls...