Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 25-vjeçari në Elbasan (EMRI)

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

12 Tetor 2024, 14:38 Nga N.F
Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme 25-vjeçarin, Eldjo Bido. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila, më datë 08.08.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 25-vjeçarit. Bido dyshohet se ka marrë shuma parash nga një person me inicialet S. Zh., i arrestuar më parë në muajin gusht gjatë operacionit policor “Grid”.

elbasan arrestim mashtrim

Sondazh

Poll