Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë tre shokët e tij (EMRI)

Endri Sejdi 32 vjeç, banues në Alatri të Italisë po udhëtonte me një Ford Focus së bashku me tre shokë të tij, me orgjinë shqiptare. 

12 Tetor 2024, 17:04 Nga E. D
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar,
pamje nga aksienti

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rënd. Endri Sejdi 32 vjeç, banues në Alatri të Italisë po udhëtonte me një Ford Focus së bashku me tre shokë të tij, me orgjinë shqiptare. 

Gjithashtu shkakqet e aksidentit ende nuk dihen. Nga përplasja trupi i të riut ka dalë nga makina duke e lënë pa ndjenja në tokë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit të Supino. Fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë për të riun, pasi lëndimet e marra nga përplasja ishin shumë të rënda.

aksident ne itali

Sondazh

Poll