Aktualitet

Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit shqiptar që humbi jetën (EMRI)

Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari,  Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

12 Tetor 2024, 14:09 Nga N.F
Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit
Aksidenti

ITALI- Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari,  Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari. Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjetin e aksidentuar. Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

aksident ne itali endri sejdi

Sondazh

Poll