12 Tetor 2024, 13:14
Nga N.F
Foto ilustruese
PEQIN- AMP ka njoftuar ditëne sotme se ka pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe shërbimeve publike 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin. Punonjësit Shkelzen Xhameta, Sefer Dushku, Arben Koseni dhe Aranit Koni akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi besohet se kanë lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e Rudolf Bashkvogli.
Më tej në njoftim bëhet me dije se më datë 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B. Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
amp pezullim nga detyra shperdorim detyre
Aktualitet
12 Tetor 2024, 12:37
N.F
Droga
ANGLI- Pesë persona janë dënuar pas një hetimi të autoriteteve britanike që nisi pas gjetjes së 2.3 ton kokain&eum...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 12:16
N.F
Droga
TIRANË- Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardh...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 11:55
N.F
Egli Proga, Denis Mece
POGRADEC- Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre personat të cil&e...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 11:51
N.F
ITALI- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Më...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 11:27
N.F
Foto
ANGLI- “The Telegraph” kohët e fundit ka kthyer vëmendjen drejt shqiptarëve teksa u ka kushtuar disa artikuj të ndrysh...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 11:24
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”. Mësohet se nj...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 11:18
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Sipas investigimit të gazetës Domani, qeveria italiane ka ndarë mbi 60 milionë euro për ndër...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 10:50
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit (ASNI), Njësisë Ushtarake...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 10:42
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 59-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrest...
Aktualitet
12 Tetor 2024, 10:27
N.F
Kampet
LEZHË- Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD ka publikuar një artikull së fundmi ku raporton se qëndrat e pritjes së refugja...