Aktualitet

Shisnin drogë në zonën e Kamzës, arrestohen tre të rinjtë, mes tyre edhe një i mitur

ësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi 2 prej tyre dyshohen si autorë për shitje lëndësh narkotike ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi".

12 Tetor 2024, 12:16 Nga N.F
Shisnin drogë në zonën e Kamzës, arrestohen tre të
Droga

TIRANË- Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi 2 prej tyre dyshohen si autorë për shitje lëndësh narkotike ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi".

Policia bën me dije se ka sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Të arrestuarit janë të moshës 18 dhe 17 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe 18-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ata pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 operacioni policor i koduar "Doses", për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohen 3 shtetas, 2 prej tyre autorë të dyshuar për shitje lëndësh narkotike ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi".

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kamzës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi". Materialet i kaluan Prokurorisë.

droge arrestim kamez policia

Sondazh

Poll