Aktualitet

Aksident në aksin Koplik-Shkodër/ 21-vjeçari kryen manovra të gabuara dhe përplaset me një mjet, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu

Mësohet se një 21-vjeçar ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues 50-vjeçarin F. Rr.. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën e aksidentuar nga i riu.

12 Tetor 2024, 11:24 Nga N.F
Aksident në aksin Koplik-Shkodër/ 21-vjeçari kryen manovra
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”. Mësohet se një 21-vjeçar ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues 50-vjeçarin F. Rr.. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën e aksidentuar nga i riu.

Njoftimi:

Sipas burimeve zyrtare, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll