Politike

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh!

Berisha tha se Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij.

10 Tetor 2024, 19:46 Nga M.B
Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nëse guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, 'vend mbi tokë nuk do ketë'. Berisha tha se Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij. Ai shtoi se Ramën nk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.

Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve. Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.

Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë. U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh.

sali berisha

Sondazh

Poll