Sport

Ekspertiza/ Futbollisti vdiq nga "mbytja", por misteri i shishes dhe 2 gotave mbetet...

Futbolli grek është ende në shok, pas lajmit për humbjen e jetës së George Baldock, mbrojtësit të krahut të Panathinaikos, i cili vdiq dje në pishinën e shtëpisë së tij në periferi të Athinës.

10 Tetor 2024, 22:37 Nga DOSJA

Ekspertiza/ Futbollisti vdiq nga "mbytja", por misteri i shishes dhe 2

GREQI - Autopsia e kryer sot në kryeqytetin helen ka konstatuar se shkaku i vdekjes së 31-vjeçarit ishte “mbytja në ujë”. Gjatë procedurës, sipas shtypit vendas, janë marrë mostra dhe priten rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat mund të zgjasin edhe disa ditë.

Vdekja e mbrojtësit të Panathinaikos, George Baldock, kishte ndodhur dje rreth orës 19:00, por trupi u gjet vetëm tre orë më vonë, kur gruaja e tij lajmëroi fqinjët pasi e kishte kërkuar me ngulm në telefon.

Në trup nuk ka shenja plagë apo mavijosje që mund të tregojnë për një vepër penale, por në tavolinën pranë pishinës u gjetën një shishe vodka gjysmë bosh dhe dy gota, të cilat janë dërguar në laboratorin e mjekësisë ligjore, ku do të ekzaminohen me kujdes.

"Ne mund të konfirmojmë se George ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Familja jonë është në tronditje nga kjo humbje e tmerrshme. Ne kërkojmë që media të respektojë privatësinë tonë në këtë moment,"- tha familja në një deklaratë.

UEFA ka urdhëruar një minutë heshtje para ndeshjes së sotme në Wembley mes Anglisë dhe Greqisë, ndërsa bashkatdhetarët e Baldock do të mbajnë shirita zinj në krahë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll