Sport

Roberto Mancini kërkon më shumë minuta për lojtarët e tij në kampionatin saudit...

Trajneri italian i Arabisë Saudite, Roberto Mancini, u ankua të enjten për mungesën e kohës së lojës të lojtarëve vendas në kampionatin e tyre. Ai humbi 0-2 ndaj Japonisë.

10 Tetor 2024, 22:07 Nga DOSJA

Roberto Mancini kërkon më shumë minuta për lojtarët e

ARABIA SAUDITE - Përpara ndeshjes së Arabisë Saudite kundër Japonisë të enjten (20:00) në Jeddah, për kualifikueset e Botërorit 2026, Roberto Mancini ngriti shqetësime.

Trajneri italian i shtetit saudit shprehu keqardhjen që lojtarët vendas nuk kanë kohë të mjaftueshme në klubet e tyre, për shkak të pranisë së fortë të elementëve të huaj.

Sipas tij, shpenzimet e mëdha të bëra vitet e fundit nga anëtarët e pasur të Saudi Pro League, ku luajnë veçanërisht Neymar, Karim Benzema dhe N'Golo Kante, po ngadalësojnë zhvillimin e vetë sauditëve.

“Tre vjet më parë, lojtarët sauditë luanin çdo ndeshje. Sot, 50 deri në 60% e tyre nuk luajnë më. Ky është problemi i parë, dhe i vetmi problem që kemi me këtë kampionat”, tha tekniku, i cili kaloi në Arabinë Saudite në shtator të 2023-ës, pasi i përplasi derën kombëtares italiane.

Kjo nuk është hera e parë që Mancini e mban këtë fjalim. Pak javë më parë, shefi i “Skifterëve” kishte vënë në dukje të njëjtat vështirësi për ata që përbëjnë kombëtaren e tij: “Duhet të luajnë. Kam shumë lojtarë që mbeten në stol në kampionatin e tyre,”- tha ai.

Në ndeshjen e sotme Japonia mposhti 0-2 Arabinë Saudite dhe e futi në telashe Roberto Mancinin, ndërkohë që kryeson në Grupin C me 9 pikë të plota pas tri ndeshjesh, pesë më tepër se sa Arabia Saudite që e ndjek.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll