Politike

Ceremonia turqisht, Rama u censurua dhe lutja nga Kryemyftiu i Turqisë. A është xhamia e Namazgjasë tokë shqiptare?

Siç ishte dhe paralajmëruar më parë nga eksponentë të Komunitetit Mysliman Shqiptarë se kjo xhami në vend që të ishte një hapje për besmitarët myslimanë, ishte një garë politike së kush përmend më shumë arritjet e njëri-tjetrit. 

10 Tetor 2024, 17:36 Nga Izmir Akulli

Ceremonia turqisht, Rama u censurua dhe lutja nga Kryemyftiu i Turqisë. A

Ceremonia e inagurimit të xhamisë së Namasgjasë, më shumë u duk si një ceremoni politike e kryeministrit Rama dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, se sa fetare. Siç ishte dhe paralajmëruar më parë nga eksponentë të Komunitetit Mysliman Shqiptarë se kjo xhami në vend që të ishte një hapje për besmitarët myslimanë, ishte një garë politike së kush përmend më shumë arritjet e njëri-tjetrit. 

Fillimisht e nisi kryeministri Rama, duke falenderuar Presidentin Erdogan jo vetëm për këtë xhami, por edhe për projektet e tjera që ka ndërtuar në Shqipëri. Edhe pse Rama në fjalimin e tij deklaroi se administrimi i kësaj xhamie do të bëhet nga myftiu i Tiranës Bilal Teqja, kjo pjesë nga fjala e tij u censurua nga përkthyesi turk. 

Ndërkohë që myftiu i Tiranës pritet që të jetë dhe imami i kësaj xhamie, ai në ceremoninë e sotme,thuajse nuk u duk fare. Teqja u mjaftua vetëm me këndimin e Ezanit (Thirrjes) në para nisjes së ceremonisë së inagurimit, por më pas u 'zhduk' nga kamerat.

Erdogan gjatë fjalës së tij në vend që të fliste për mesazhin që përçon feja islame, zgjodhi që në këtë xhami të sulmonte si gjithmonë gylenistët dhe organizatën FETO, duke e quajtur atë si terroriste. Por Erdogan u tregua i kujdeshëm që dhe të jepte porosi se kush mund të futej në atë xhami dhe për të gylenistët apo mbështetësit e tyre janë të ndaluar të falën në xhaminë e Namasgjasë. 

Jo vetëm kaq por po në ceremoninë e hapjes së xhamisë, Erdogan duket se doli jashtë skenarit me fjalimin e vetë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga pamja e Ramës, e cila ndryshoi teksa Erdogan nisi të fliste kundër Izraelit dhe sulmeve të tij ndaj Palestinës apo Libanit.  

E gjithë ceremonia u kthye në një miting turk dhe jo inagurimi i një xhamie në Shqipëri. Kjo pasi Erdogan kishte marrë me vetë dhe Kryemyftiun turk duke e bërë shtyllën qëndrore të inagurimit. Dua-ja ose lutja pas përfundimit të fjalimeve, në vend të që mbaj në arabisht siç është në fenë islame, u mbajt në turqisht. 

Me gjithë këto ndodhi, pyetja e vetme që qëndron është nëse xhamia e Namasgjasë është tokë shqiptare dhe një vend i lirë për besimtarët e këtij vendi, apo një tjetër formë politike e përdorur mes Ramës dhe Erdogan për më shumë popullaritet. 

rexhep tajip erdogan edi rama izmir akulli

Sondazh

Poll